E premte, 9 Tetor 2026 Lajme Ora 19:00 dhe Moti deri në 20:00 Në vijim ora 20:00: Det i Trazuar Reklamo Kontakt Karriera
Vizion Plus
Video · Politikë

Rama publikon pamjet nga takimi me Blinken në SHBA: Krenarë që jemi aleatët tua

Kryeminstri Edi Rama u prit sot në Departamentin Amerikan të Shtetit nga sekretari Antony Blinken pak javë pasi Shqipëria ka nisur mandatin e saj dyvjeçar si anëtare e këshillit të sigurimit.

Kryediplomati Blinken vlerësoi bashkëpunimin mes Tiranës dhe Uashingtonit, duke vlerësuar veccanërisht ndihmën e dhënë gjatë evakuimit të qytetarëve afganë.

Reklamë

ANTONY BLINKEN

SEKRETAR I SHTETIT, SHBA

Reklamë

“Faktikisht ne jemi ulur krah për krah në Këshillin e Sigurimit të OKB. Jemi mirënjohës për punën që po bëjmë atje së bashku por më duhet t’ju them atë Që më ka mbetur mbresë e do të mbetet për një kohë të gjatë, fakti që, në fillim të verës, pasi shpallëm se do të largoheshim nga Afganistani dhe do t’i jepnim fund luftës atje, ju ishit i pari që u ofruat të prisnit refugjatët, të shpëtuarit afganë dhe kjo është saktësisht ajo që bëtë. Ju jam mirënjohës për këtë, por edhe për punën që bëni çdo ditë në Europë për  sigurinë dhe forcimin e lidhjeve të ngushta, sidomos përmes NATO-s.”

Kryeministri Rama gjithashtu vlerësoi miqësinë me SHBA, duke u shrpehur se Shqipëria do të bëjë maksimumin për ta merituar atë.

EDI RAMA

KRYEMINISTER

“Jemi shumë krenarë të gjendemi krah jush dhe të ndihmojmë sa të mundemi, për të kthyer atë çka ju keni bërë për ne gjatë këtyre viteve, jo vetëm për Shqipërinë, por edhe për shqiptarët e Kosovës dhe shqiptarët kudo që ndodhen. Jemi shumë krenarë që jemi aleatët tuaj.”

Në një intervistë për Zërin e Amerikës, kryeministri Edi Rama zbuloi detajet e takimit me kryediplomatin amerikan, ku sigurisht në fokus ishte edhe situata e tensionuar në Ukrainë.

“Diskutuam lidhur me bashkëpunimin në Këshillin e Sigurimit dhe marrëdhëniet bilaterale, padiskutim lidhur me rajonin, ecurinë e reformave në Shqipëri dhe në tërësi besoj që prekëm të gjitha temat që janë të rëndëisshme për këtë marrëdhënie përfshirë edhe atë të qënit bashkë në aleancën e NATO-s.”

Por, a do të paraqesë Shqipëria një rezolutë për çështjen e Ukrainës?

“Kjo tanimë është një çështje e të gjithë botës dhe ne patjetër do të jemi krah për krah me SHBA dhe vendimmarrja i takon Washingtonit.”

Kryeministri Rama, po ashtu e vlerësoi të veçantë propozimin e Washingtonit për të adresuar bashkërisht çështje të caktuara në Këshillin e Sigurimit.

 

https://www.facebook.com/ediramaal/videos/675272627239994

Më shumë video

Reklamë