Kryeministri Edi Rama e ka nisur ditën me pamje nga projekti i ndërtimit të rrugës turistike Perlat-Fushë Lurë, rrugë e cila, do të mundësojë nxjerrjen nga izolimi të shumë fshatrave të Mirditës, Matit e Dibrës.

 

Rama shkruan se do të zbulojë një tjetër mrekulli të fshehur të Shqipërisë, siç është zona e Lurës.

 

“Mirëmëngjes dhe me projektin e punës së nisur për 64 km të reja rrugë turistike, nga Perlati në Fushë Lurë e deri në Arras, e cila do të zbulojë një tjetër mrekulli të fshehur të Shqipërisë siç është zona e magjishme e Lurës, ju uroj një ditë të mbarë”, shkruan Rama.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *