Subscribe

Gjithmonë kur ka mundësi, kryeministri Rama i rikthehet dashurisë së vjetër, basketbollit.

 

Në Xhafzotaj, ku u përurua pallati i ri i lojërave me dorë “Dhimitraq Goga”, ish-basketbollisti Rama, premtoi mbështetje nga qeveria për zhvillimin e këtij sporti.

 

“Shpresoj që zëvendësministri i Sportit do jetë në lartësitë e detyrimit tonë për t’i mbështetur këto nisma dhe bashkë me komunitetin e basketbollit, t’i hapim rrugë një ligji bashkëkohor për sponsorizimet, që në sporti e kultura të stimulohen dhe të jetë një rrugë për financat e sporteve”

 

Shefi i qeverisë vuri theksin tek nevoja për afrimin sa më shumë të fëmijëve tek basketbolli.

 

“Duke parë angazhimin e madh të figurave të njohura të sportit, që është vërtetë mundësi e madhe, duhet të tërheqim shumë më tepër fëmijë drejt këtij sporti”

 

Sipas kryeministrit Rama sektori privat duhet të kthejë vëmendjen tek sportet, në mënyrë që të ketë zhvillim të tij, sikundër ka ndodhur me futbollin.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *