Subscribe

Kryeministri Edi Rama, nga Prishtina, teksa fliste për tensionet e fundit në veri të Kosovës, ai deklaroi se në këtë rast e drejta është me shtetin e Kosovës, dhe se nuk ka asnjë arsye për të ndërmjetësuar në zgjidhjen e konfliktit.

 

Sipas tij, Serbia po bën manovra luftarake në kufi, ndërsa e konsideroi reciprocitetin e targave, një normë elementare.

 

Ndërkohë, gjatë konferencës me Albin Kurtin, Rama zbuloi se takimi i përbashkët mes dy qeverive do të zhvillohet javën e fundit të muajit nëntor, në Durrës.

 

“Nuk ka diskutim që në radhë të parë dhe mbi të gjitha është Serbia që duhet të njohë Kosovën, është për të ardhur keq që në vend të përparimit konkret të dialogut drejt njohjes reciproke, sot jemi dëshmitarë të manovrave teatrale luftarake të Serbisë. Ato manovra nuk mbrojnë qytetarët serbë në veri të Kosovës, sikundër pretendohet nga udhëheqja e Beogradit dhe nga disa fantazma të ushtrisë së mundur 20 vite më parë, sikur kanë dalë nga varri me pretendimin se po mbrohet integriteti dhe siguria e qytetarëve serbë në Kosovë. Qytetarët serbë në Kosovë jetojnë të pakërcënuar, madje fjala vjen ju paguhen dhe faturat e energjisë elektrike nga qeveria këtu si askujt askund në botë. Fatkeqësisht ato manovra sjellin në skenë hijen e së shkuarës, nxisin nacionalizmin vandal të institucioneve publike. Qytetarët serbë nuk janë viktima të represioni, por janë pengje të staniacionit në dialog. Aplikimi i reciprocitetit të targave është normë elementare, por dhe marrëveshje e arritur me kohë mes dy qeverive respective. Dua ta them këtu sot, qëndrimin e Shqipërisë të cilin e gjykoj të qartë e të drejtë, qysh nga çasti i parë që u shfaq, e drejta këtu është më Kosovën dhe pike. Serbia po e bën mizën buall a thua se qeveria e Kosovës ka paralajmëruar luftë, por thjeshtë po zbaton një marrëveshje…Nuk kam pasur një bisedë me Vucicin, apo sic thonë në mediat sociale me “vëllaun tim Vuqiqin” Këtu nuk ka asgjë për të ndërmjetësuar. Këtu jemi në kushtet kur e drejta është me Kosovën dhe kaq.”

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *