Subscribe

Nuk mungoi komenti i kryeministri Edi Rama për takimin elektoral të kryedemokratit Lulzim Basha dhe këtë diel, teksa shfaqet mes simpatizantëve në Astir, duke shkelur rregullat anti-Covid.

Krahas fotove të publikuara në “Facebook”, kreu i qeverisë ka bërë ironi me kryedemokratin. Sipas tij, ai ka shpërndarë sot një video të xhiruar në ditë me diell, pas po fle në këtë ditë shiu.

“Ndërkohë që fle në këtë ditë shiu, Lulëzim Basha del në tv me një video të xhiruar në ditë me diell, ku siç shihet vazhdon të infektojë me krenari ndjekësit e tij! Ne vazhdojmë vaksinimin masiv dhe distancimin fizik për ta fituar këtë luftë, me vetëdijen se shëndeti i shqiptarëve është mbi gjithçka. Vaksinimi dhe distancimi do të na nxjerrin së shpejti fitues si popull e si shtet mbi Armikun e Padukshëm, ndërsa turpi i infektimit të përditshëm do të jetë vula që do t’i mbetet humbësve të 25 prillit!”

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *