Kryeministri Edi Rama këtë të mërkurë ka vizituar zyrat e OSBE në Vjenë, ku Shqipëria do të marrë nesër kryesinë dhe do ta drejtojë atë përgjatë vitit 2020.

 

Shefi I qeverisë nga Vjena ka bërë me dije se pjesë e stafit janë 18 shqiptarë, ndërsa pjesë tjetër janë 2 gjermanë, 2 italianë, 2 norvegjezë, një zvicerianë, austriak.

 

Ndër të tjera gjatë një bashkëbisedimi me gazetarët Rama ka theksuar se Shqipëria në krye të OSBE nuk pretendon të zgjidhë nyje që nuk janë zgjidhur prej vitesh por të çojë përpara progresin.

 

Gjithashtu në fjalën e tij nga Vjena ka folur për kërcënimin që mund t’i kanoset Shqipërisë nga Irani për shkak të aleancës së saj me SHBA.

 

Rama thotë se kjo çështje nuk është në raport të drejtpërdrejtë me Shqipërinë, por ai shton se Shqipëria është në kontakt me aleatët strategjikë si dhe deklaroi se aleanca me SHBA është e panegociueshme.

 

“Së pari kjo është një temë dhe një cështje që nuk është e re për ne në raport me Iranin. Kemi marrë një veprim që i bën nder Shqipërisë që është në vazhdën e traditës shqiptare. Një aleancë strategjike të panegociueshme me SHBA për të mikpritur dhe hapur dyert një grupi njerëzish që janë në rrezik për jetën. Si dhe në marrëveshjen e bërë ata janë në Shqipëri në vazhdën e një misioni humanitar. Ne kemi jetuar në diktaturë dhe e dimë shumë mirë si veprojnë diktaturat dhe sa janë të observuara për të kontrolluar gjithçka, për të asgjësuar cdo kundërshtar në gjithë globin. Shqipëria diktatoriale ishte vend shumë i vogël me resurse minimale përballë Iranit të sotshëm dhe kishte një kundërspiunazh të jashtëzakonshëm që vepronte në gjithë territorin dhe eliminonte ‘armiqtë’ e vendit. Kjo nuk ekspozon në mënyrë të posaçme Shqipërinë, dhe nuk kemi pse të besojmë këtë sepse jemi në kontakt permanent me aleatët.”

 

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *