E enjte, 8 Tetor 2026 Det i Trazuar deri në 20:45 Në vijim ora 20:45: Te Paekpozuarit (Live) Reklamo Kontakt Karriera
Vizion Plus
Uncategorized

Vendgrumbullimi i mbetjeve në Halil të Krujës, problem i përsëritur, banorët “mbyten” nga tymi 

Vendgrumbullimi i mbetjeve në fshatin Halil të Krujës vijon të mbetet një problem shqetësues për banorët e zonës. Herë pas here, mbeturinave u vihet zjarr, duke shkaktuar përhapjen e tymit në zonën e banuar.

Pamjet janë filmuar pasditen e djeshme, kur një tjetër vatër zjarri u shfaq në vendgrumbullimin e mbetjeve. Tymi i çliruar nga djegia e mbeturinave ka shqetësuar banorët, veçanërisht fëmijët dhe të moshuarit.

Reklamë

Bëhet fjalë për një fenomen të përsëritur gjatë kësaj periudhe, ndërsa dyshohet se zjarret mund të jenë të qëllimshme.

Menjëherë pas njoftimit, shërbimet zjarrfikëse të Krujës kanë mbërritur në zonë dhe kanë ndërhyrë për izolimin e flakëve, duke parandaluar përhapjen e mëtejshme të zjarrit.

Reklamë

Megjithatë, pavarësisht rasteve të përsëritura të zjarreve në këtë vendgrumbullim, deri më tani nuk raportohet për persona të ndaluar nga policia lidhur me këto ngjarje.

Banorët kërkojnë ndërhyrje për zgjidhjen e problemit dhe marrjen e masave për të parandaluar përsëritjen e djegies së mbetjeve, e cila sipas tyre po ndikon drejtpërdrejt në cilësinë e ajrit në zonë.

Vazhdo të lexosh

Reklamë

Lini një koment

Me respekt — komentet moderohen nga redaksia.
Nuk publikohet kurrë.