Subscribe

Kryeministri Edi Rama, teksa foli për Eurobondin prej 650 milionë eurosh, u shpreh se tregjet i ofruan Shqipërisë 4.8 herë më shumë para se sa shifra që kishin kërkuar.

Sipas Ramës, kjo tregon që sheti shqiptar shfaq besueshmëri se mund borxhi mund të kthehet në kohën e duhur.

“Memoria e tyre ka pesha të rënda nga eurobondet e së shkuarës që po ti krahasonim duket sikur krahasojmë kohën e paqes me të luftës. Shqipëria është i pari vend, që tregjet emergjente arrin të dalë me një prim zero, nga një emetim i ri eurobondesh. Mjedisi sot mbetet shumë volatil dhe cilësinë e librit, pasi ai përbën një bazë investimesh që zgjerohet në mënyrë domethënëse. Libri përfaqësonte 4.8 herë më shumë se nevoja e vendit. Dolëm me një objektiv dhe na ofruan 4.8 herë më shumë. Si mund ti ofrohen një kredimarrësi me risk 4.8 herë më shumë?! Kjo vjen, pasi shteti shqiptar është i besueshëm. Libri që përfaqëson 4.8 herë më shumë se nevojat flet shumë qartë, po ashtu flitet për nga 4.125, në 3.625 duke i lejuar Shqipërisë një ekonomizim shumë serioz në pagesën e borxhit.”

Po ashtu, kreu i qeverisë nuk ka hezituar të përmend edhe Partinë Demokratike, për të cilën tha se flet si “balonë tabake, pa bisht, dhe e shkëputur nga realiteti”. 

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *