Të gjitha ushqimoret që përbëjnë produktet bazë të shportës do të shiten me të njëjtin çmim. Për secilin produkt nga vaji, mielli, sheqeri, vezët e deri te ato të bulmetit do të jetë një bord i përbërë nga ministra dhe përfaqësues të furnizuesve të ushqimoreve që do të përcaktojnë çmimet.

 

Me qëllimin për të mos përfituar nga kriza, për furnizuesit e produkteve ushqimore do të përcaktohet një marzh fitimi që u jep mundësinë atyre të vazhdojnë aktivitetin tregtar por jo të abuzojnë me çmimet e ushqimeve të domosdoshme për konsumatorët.

 

 EDI RAMA

KRYEMINISTER I SHQIPERISE

 

Tani është momenti për të harruar fitimin. Çmimet e ushqimeve bazë do të vendosen aty dhe askush nuk do të tolerohet të vendosë çmime ndryshe nga ato të vendosura . Sigurisht që marzhi i fitimit do të ngrijë në një pikë që t’iu lejojë ju vazhdimin e operacionit sepse që ju të dilni me fitimi siç keni dalë gjithmonë duhet të vuajë këtu një popullsi e tërë, por jo ne këtë nuk mund ta lejojmë.

 

Veçmas kryeministri Edi Rama u ndal te vaji i lulediellit, çmimi i të cilit po kapërcen 400 lekëshin për litër. Me gjithë vështirësinë që importuesit po hasin në gjetjen e tregjeve të reja, pas mbylljes së atij rus, një nga furnizuesit kryesorë, për kreun e qeverisë ekziston mundësia që ai të tregtohet me një çmim më të ulët.

 

EDI RAMA

KRYEMINISTER I SHQIPERISE

 

Produkti më domethënës për sa po flasim, është vaji, që ka kërcyer në çmim jo pa arsye. Ne besojmë se ka hapësirë të mjaftueshme për të manovruar me një ulje të çmimit.

 

Paralajmërimi për ata që do t’i shesin produktet  e shportës më shtrenjtë se nga çmimet që do të përcaktojë bordi, do të ketë ndëshkime deri në konfiskimin e mallit.

 

EDI RAMA

KRYEMINISTER I SHQIPERISE

 

Kush do ta lëvizi për lart do të humbasi të gjithë sasinë që ka në dispozicion dhe do të humbasi edhe të drejtën për të tregtuar.

 

Si për tregtarët e naftës edhe të ushqimoreve, Edi Rama kishte të njëjtin sugjerim, patriotizëm dhe larje mëkatesh.

 

EDI RAMA

KRYEMINISTER I SHQIPERISE

 

Se imagjonini që të nxirrni fitomë sot mbi gjakun e atyre që vriten andej dhe mbi lotët e këtyre që janë këndej. Nuk e kam për ata që protestojnë se unë për ata në fakt bashkëpunojë me ju për ta bërë çmimin e vajit dyfish.

 

Deri në fundjavë bordi për përballimin e krizës së çmimeve të ushqimeve pritet t’i bëjë publike ato, me angazhimin që në çdo pikë tregtimi, qofshin markete të vogla apo të mëdha do të ketë kontrolle të vazhdueshme për të ndalur abuzimin.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *