E enjte, 24 Shtator 2026 Film TV deri në 06:00 Në vijim ora 06:00: Trazira në Parajsë Reklamo Kontakt Karriera
Vizion Plus
Video · Vendi

Rama nuk përjashton korigjimin e kufijve: Nëse e mbështet SHBA-BE…

Kryeministri i Shqipërisë Edi Rama nuk e perjashton mundesine e e ndryshimit te kufijeve mes Kosoves dhe Serbise.

Në një intervistë për gazetën zvicerane “Neue Zyrcher Zeitung”, ai ka thënë se ky hap duhet te ndodhe natyrshem.

 

EDI RAMA

Reklamë

KRYEMINISTER

Kjo është një gjë e natyrshme. Se si duhet të duket marrëveshja përfundimtare, duhet të vendosin Kosova dhe Serbia. Kufijtë etnikë duhet absolutisht të shmangen.

 

Sipas medias zvicerane, Rama ka konfirmuar se Shqiperia  do ta mbështes çdo marrëveshje që ka bekimin e Bashkimit Europian dhe Shtetet e Bashkuara të Amerikës.

Kryeministri ka folur edhe per idene e krijimit te Mini-Schengenit në Ballkan.

 

EDI RAMA

KRYEMINISTER

Ne duam të prezantojmë modelin Schengen në kontrollin kufitar në të gjithë rajonin. Megjithatë, kjo ndodh vetëm në lidhje me procesin e afrimit me Bashkimin Europian. Ne duam të jemi pjesë e Europës dhe një ditë pjesë e sistemit Shengen.

 

Por gazeta zvicerane e ka cilesuar Ramen si provokues  kur vitin e kaluar propozoi që Shqipëria dhe Kosova të kenë një president të përbashkët.

Më shumë video

Reklamë