Subscribe

Kryeministri Edi Rama sqaroi sot qytetarët se të gjithë ata që përdorin linjat urbane, ndërurabe nuk do të kenë rritje të çmimit të biletës.

 

Në një takim me bizneset, kreu i qeverisë tha se koston shtesë do e paguajë qeveria, dhe për këtë do të jepen 5 milionë dollarë.

 

“Ne jemi këtu edhe për transportin tuaj. Ju nuk vini këtu, se këtu nuk është qendra e Tiranës, ju nuk vini këtu me vetura, ju vini këtu me fugon, vini këtu me autobus, nuk e di si e keni të organizuar transportin, mbase e garanton kompania por ka shumë e shumë si ju që marrin autobusin dhe ne jemi këtu që të mos ju rritet çmimi i biletës. Prandaj kemi vendosur në këtë paketë rezistence, 5 milionë dollarë për të paguar diferencën e çmimit të biletës, që ju të vazhdoni të paguani të njëjtin çmim dhe ne qeveria paguajmë pjesën tjetër dhe ju nuk e ndjeni fare rritjen”, tha Rama.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *