Subscribe

Kryeministri Edi Rama ka shpërthyer në sulme ndaj presidentit Ilir Meta, gjatë vizitës së tij në Skrapar. Sipas tij, LSI ka arritur në fazën e degradimit përfundimtar.

Në një moment, kreu i qeverisë tha se nuk i do të keqen Metës dhe familjes së tij, pasi ka ngrënë bukë me ta.

Ai përmendi edhe njëherë ftesën drejtuar Lulzim Bashës për bashkëpunim pas 25 prillit, por me kushtin e vetëm që të ndahet nga Sali Berisha dhe Ilir Meta.

“Po të kisha një gotë rakie këtu, do ta ngrija me shumë sinqeritet për shëndetin e Ilir Metës dhe familjen e tij, patjetër, kam ngrënë bukë me ta, s’dua ti shoh keq. Pastaj do e ngrija për referendumin e Vlorës dhe votën Skraparit që të jetë një referendum që t’i thotë Ilirit; boll tani dhe zbrit nga maja se na turpërove. Çoni Ilir Metën atje dhe bëjeni çorap. Si popull politikan që jeni, unë jam gati që të bashkëpunoj me Lulzim Bashën me kusht që të ndahen nga Sali Berisha dhe Ilir Meta. Natyrisht që Basha nuk ndalet. Unë dua që pas 25 prilli të jem kryeministër i gjithë shqiptarëve. Jo thjesht tek puna, se aty kam qenë. Të jem kryeministër i gjithë shqiptarët edhe tek goja. Do më duhet punë me veten, pasi është lajthitje. ta bëjmë Shqipërinë kampione të Ballkanit në turizëm. me rëndësi që politika mos t’i shqetësojë kaq shumë sa i shqetëson nënat e këtij vendi.”

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *