Kryeministri Edi Rama në fjalën e mbajtur pas nënshkrimit të marrëveshjes për organizimin e “Ëorld Laë Congress Albania 2027”, Kongresit Botëror të Ligjit në vitin 2027 në Shqipëri, tha se është bërë bërë pastrim i jashtëzakonshëm në sistemin e drejtësisë.
Ai tha se tashmë gjyqësori nuk është më në duart e politikës.
Rama: Dua të them që kemi kaluar në një reformë të jashtëzakonshme drejtësie. Reforma largoi prokurorë dhe gjyqtarë të korruptuar. Tashmë gjyqësori nuk është më në duart e politikës. Çfarë plani B ka Shqipëria?
Unë përgjigjem bindshëm se nuk ka plan B për ne. Të kemi një plan B kundrejt BE-së është të kemi plan B përkundrejt lirisë, shtetit të së drejtës. Ju keni më shumë se mjaftueshëm që keni Spanjën. Ne duam gjithmonë e më tepër si ju dhe me ju. Shpresoj që të kemi më shumë marka spanjolle dhe kompani që do të vijnë tek ne ndërkohë që ka më shumë turistë spanjollë. Verën e kaluar turistët spanjollë ishin tepër të lumtur që ishin në Shqipëri.
/vizionplus.tv





