Subscribe

Në vizitën e tij dyditore në Turqi, kryeministri Edi Rama ka dalë në një konferencë të përbashkët me presidentin turk, Rexhep Taip Erdogan, ku fillimisht kanë nënshkruar një sërë marrëveshjesh, mes të cilave edhe ajo për Krijimin e Këshillit të Bashkëpunimit Strategjik.

 

Gjatë fjalës së tij, udhëheqësi turk tha se shpreson që banorët e prekur nga tërmeti i 26 nëntorit të vitit 2019 të futen në shtëpitë e reja të ndërtuara nga Turqia në gusht të këtij viti. Mes të tjerash, ai u shpreh se Turqia është partneri i katërt më i madh i Shqipërisë.

 

Ai deklaroi se është zotuar që të ndihmojë Shqipërinë në luftën kundër terrorizmit të FETO.

 

“Jam shumë i kënaqur që pres sot në Ankara kryeministrin Rama dhe delegacionin e tij. Shqipëria është vend mik, vëlla dhe aleat. jemi dy popuj vëllezër. Jemi dy popuj vëllezër. Gjurmët e historisë sonë të përbashkët shekullore gjenden kudo, në çdo cep të Shqipërisë. Frymëzuar nga historia e lashtë ne e konsiderojmë detyrë ta forcojmë këtë lidhje. Shqipëria përjetoi dy tërmete të mëdha në 2019. Këto tërmete lanë pas lotë, vuajtje dhe ne iu ofruam ndihmë.  Ne mobilizuam të gjitha mjetet në dispozicion të popullit shqiptar. Përveç kësaj, vendosëm të ndërtojmë 522 njësi banimi për vëllezërit shqiptarë. Shpresojmë që në gusht të 2021, t’ua dorëzojmë këto banesave vëllezërve tanë në nevojë. Turqia është partneri i katërt më i madh i Shqipërisë. Ne jemi investitori më i madh i huaj në Shqipëri. Më shumë se 600 mijë kompani turke operojnë në Shqipëri. Ne periudhën e ardhshme ne parashikojmë që të rrisim investimet tona në Shqipëri në fushën e infrastrukturës.”

 

Ndërkohë, Rama e ka konsideruar këtë vizitë si shumë të rëndësishme për të hapur një kapitull të ri bashkëpunimi mes dy qeverive.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *