Subscribe

Shkodra dhe zonat e saj historike të mirënjohura, mes të cilave edhe zona e Zdrales janë tashmë në rrugën e transformimit urban të shumëpritur prej kohësh.

Pjesë e projekteve për vitalizimin urban dhe rilindjen e kësaj zone është edhe Stadiumi “Loro Boriçi” ku ka rinisur puna për ta rikthyer në jetë si një qendër aktivitetesh të ndryshme në shtatë ditë të javës.

Kryeministri Rama, i cili ndodhet sot në Shkodër, pa nga afër mjediset e stadiumit, si dhe zonën përreth tij, i shoqëruar nga kryetari i Bashkisë së Shkodrës Benet Beci.

“Me projektin e Zdrales që fillon këtu, kësaj zone duhet t’i jepet jetë”, u shpreh Kryeministri teksa u njoh edhe me ecurinë e deritanishme të disa prej projekteve të tjera.

Zona historike e Zdrales është një nga më të mirënjohurat e Shkodrës, me një aktivitet të gjerë tregtar, e sjellë së fundmi në vëmendje si nevojë për transformim të domosdoshëm, përmes vitalizimit urban dhe rilindjes së traditave më të bukura që ajo ka mbartur ndër vite./vizionplus.tv

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *