Subscribe

Kryeministri Edi Rama mori pjesë në forumin mbi Ballkanin Perëndimor organizuar nga prestigjozja Financial Times. Në fjalën e tij, Rama beri një ftesë gjithpërfshirëse për investime në Shqipëri duke thënë se vendi nuk po digjet, ashtu sikurse duket në media.

 

Duke folur për aspiratën e vendit drejt integrimit në BE, Rama shtoi se ajo do ti shërbejë ndërtimit të shtetit ligjor si dhe realizimit të një sërë reformave që janë në proces.

 

Në forumin me temë: “Mundësia e investimit në një rajon me rritje të shpejtë”, Rama propozoi krijimin e një zone të re Shengen brenda Ballkanit Perëndimor.

Ajo sipas tij do ti transformonte kufijtë nga arsye për grindje në pika fluide takimi.

 

Pjesë e forumit ishin edhe kryeministri i Maqedonisë së Veriut Zoran Zaev si dhe shefja e qeverisë serbe Ana Brnabiç.

 

Zaev tha se rajoni I Ballkanit Perëndimor sot është më ndryshe se kurrë, dhe se sipas tij, vendet janë më të lidhura se asnjëherë si për zhvillimin ekonomik, ashtu edhe për prespektivën europiane.

 

Ndërsa Brnabiç, ne prani të drejtuesve të bankave dhe sipërmarrësve të fuqishëm, tha se vendi I saj po kontribuon për stabilitetin rajonal.

 

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *