Kryeministri Edi Rama u shpreh sot në Kuvend se nga shkurti i vitit të ardhshëm do të fillojë ndërtimi i Urës së Bunës që lidh Shqipërinë me Malin e Zi.

Ura do të ndërtohet me qëllim shkurtimin e udhëtimit dhe eleminimin e kalimit përmes pikave kufitare të Hanit të Hotit dhe Muriqanit.

 

Gjatë fjalës së tij në Kuvend, ai u shpreh gjithashtu se në ditët e para të korrikut do të hapet Kardhiq- Delvinë dhe bypass i Vlorës.

 

“Duke qenë se ju mbani shënime dhe merreni me shifra, në shkurt të 2023 me kryeministrin e Malit të Zi të jemi atje për të filluar puna për ndërtimin e urës. Po ndeshen atje me një situatë jo të lehtë për shkak të rritjes së çmimeve, sidoqoftë shkurtin e ardhshëm fillon puna. Në 2 korrik hapet përfundimisht aksi i shumëpërfolur prej 100 vjetësh Kardhiq- Delvinë. Në 9 korrik hapet përfundimisht bypass i Vlorës. Ne nuk do fillojmë vetëm Milot- Balldren, sepse ne nuk mendojmë me arna siç mendoni ju. Ne do bëjmë Murriqan- Milot, Kashar- Rrogozhinë dhe kështu me rradhë”, u shpreh Rama.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *