Kryeministri Edi Rama ka pasur një mik të veçantë gjatë ditëve të pushimeve të tij në jug të vendit. Shefi i ekzekutivit ka postuar një foto ku shihet në shoqërinë e ish-kryeministrit britanik Toni Blair, i cili po kalon edhe ai disa ditë pushime në Shqipëri. Rama njihet për miqësinë me zotin Blair, i cili para se të majtët të merrnin pushtetin në Shqipëri vendosi të ishte këshilltar i qeverisë së Tiranës. Një ndër punët si këshilltar të Blair ishte asistenca në funksion të reformave, të cilat do të afronin më shumë vendin tonë me Bashkimin Europian.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *