Skip to content
  • Kreu
  • Kryesoret
  • Aktualitet
    • Politike
    • Kronike
    • Ekonomi
    • Sociale
    • Kulture
    • Vendi
    • Kosova
    • Bota
  • Rajoni
  • Opinion
  • Gossip
    • Lifestyle
    • Showbiz
  • Sport
  • LIVE
  • EMISIONE
  • SERIALE
24 April 2026
Vizion fokus

Trump merr pjesë në bisedimet SHBA–Liban–Izrael në Washington

Me 76 vota pro, miratohet projektligji për krijimin e...

Alibeaj: Duhen ndryshime kushtetuese, por jo ashtu siç kërkojnë...

Petraj: SPAK do të vijojë ndër vite! Kalaja: Është...

Kikia: Rama dhe Berisha kanë ndërruar role, komike situatat...

Presidenti kroat: S’kemi armiq përveç Serbisë, BE po shndërrohet...

Alibeaj: Shqipëria të krijojë kushte për investimet e Perëndimit,...

Kalaja: SPAK ka bërë hapa pas nën drejtimin e...

Aksident tragjik në Kavajë, humb jetën këmbësori

Kikia: SPAK nën drejtimin e Brahos është bërë më...

Rama: Më 30 qershor shqiptarët votuan për shtetin e të drejtës  

30 Korrik 18:42

Kryeministri Edi Rama ka marrë pjesë këtë të martë në konstituimin e Këshillit Bashkiak të Tiranës ku kryetar u zgjodh ish zv/ministri Drejtësisë, Toni Gogu. Ai pason ne kete post Aldrin Dalipin.

 

Në fjalën e mbajtur kreu I qeverisë u kërkoi këshilltarëve bashkiakë që të jenë një pikë referimi për të gjithë banorët dhe te degjojne shqetesimet e tyre.

 

 

Ne do të krijojmë forumet e debatit komunitar në çdo njësi bashkiake, për çdo komunitet dhe qytetar që ka dëshirë të marrë pjesë në to dhe të thotë fjalën e tij. Ju duhet të kujdeseni që të paktën një herë në muaj këto forume jo vetëm të mblidhen, por të sillni në institucione zërin e çdo komuniteti, hallin e çdo banori, sikletet e çdo sipërmarrësi. Krijimi i urave të reja me ta duhet të jetë prioritet i prioriteteve për çdo Këshill Bashkiak. E papranueshme që kontributi i Këshillit të jetë thjesht pjesëmarrja, e pakuptueshme që Këshilltarët të mos njohin territorin e tyre elektoral, të mos jenë pika e referimit të ço banori, që të mos kenë në celular asnjë mesazh apo thirrje nga zona e tyre. Bilanci i Bashkisë deri më tani është pozitiv, por gjithashtu nevojat dhe pritshmëritë janë më shumë”.

 

 

Por krahas porosisë se dhënë për këshilltarët, Rama nuk I kurseu as akuzat në drejtim të opozitës ndërsa theksoi se më 30 qershor shqiptarët votuan për shtetin e të drejtës.

 

 

Askush nuk duhet ta harrojë se në 30 qershor banorët e Tiranës, votuan për të drejtën jo thjesht për të majtës. Duke marrë këtë në mendje, duhet të udhëheq çdo ditë punën tonë. Këshilli i shkuar ka qenë rëndom peng i politikë dhe është bllokuar me urdhra nga jashtë kësaj salle, por kjo nuk e ka penguar vendimmarrjen. Por kujdes njësoj e dëmshme do të ishte njësoj sikur numrat e sotme të sillnin mungesën e debatit dhe të prodhonin vendime në mungesë transparente.

 

 

Duke e cilësuar si një sukses mandatin e parë të kryebashkiakut Veliaj, ai tha para këshilltarëve bashkiakë se kreu demokrat Lulzim Basha gjate drejtimit te Bashkise Tirane ka dhënë më shumë sipërfaqe leje ndërtimi në raport me Veliajn, por qe ky i fundit ka arritur te arketoje me shume te ardhura se paraardhesi i tij.

 

Sipas Ramës, socialistët gjatë mandatit të tyre qeverisës rritën taksën e ndërtimin në 8% për të gjithë ndërtuesit.

 

 

 “Bilanci deri tani I Bashkisë ëshë padiskutim pozitiv, por padiskutim nevojat janë shumë dhe pritshmëritë. Edhe pse koha ka shkuar,  është e nevojshme të mos harrojmë se nga u nisëm katër vite më parë. Krahasimi me si e gjetëm dhe si e kemi Tiranën,është vrastar për ata që e lanë Tiranën në derexhe katër vite më parë. Arsyeja është duke bërë këtë krahasim ne vijimësisht marrim kreditet e nevojshme të besimit të njerëzve për të bërë shumë më shumë. Rëndom, ndërtimtaria është tabela e preferuar e baltëqitjes së opozitëse, ku sipas avazit të vjetër, çdo leje ndërtimi është një aferë dhe çdo kullë që ndërtohet është një skëterrë. Sa i paguanin të ashtuquajturit oligarkë, arkës së kryeqytetit deri dje, për një leje ndërtimi? 4% të çmimit të shitjes. Po sot? 8% të çmimit të shitjes. Pra kemi dyfishuar taksën ndaj atyre që përflitemi se u shërbejmë. Po sa ka kontribuar taksa e ndërtimit në buxhetin dhe në zhvillimin e kryeqytetit në kohën kur baltëqitësit e sotëm ishin administratorët e djeshëm të Tiranës? Shifra është interesante. Në vitin 2014 Lulzim Basha firmosi lejen për 680 mijë metra katrorë ndërtim dhe bashkia arkëtoi 11 milionë euro nga taksa e ndërtimit. Ndërsa pas largimit të tyre nga drejtimi i bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj firmosi firmosi leje për 550 mijë metra katrorë dhe Bashkia arkëtoi 52 milionë euro. Pra me 130 mijë metra katrorë më pak leje ndërtimi, kjo Bashki në një vit arkëtoi 5-fishin e taksave nga ndërtuesit, 5 herë më shumë se sa ajo e vjetra që natën e kalonte me shejtanin dhe ditën gërhiste, duke bërë duvanë kaurit”

 

 

Posted Under:
Politike
Tagged:
Keshilli Bashkiak i Tiranes Konstituohet Leje ndertim Opozitë rama

Nga e njëjta kategori

Me 76 vota pro, miratohet projektligji për krijimin e Agjencisë së Arsimit

më shumë...

Alibeaj: Duhen ndryshime kushtetuese, por jo ashtu siç kërkojnë t’i bëjnë Rama dhe Berisha

më shumë...

Petraj: SPAK do të vijojë ndër vite! Kalaja: Është i paprekshëm, por duhet rol më i fortë i SHBA-së

më shumë...

Kikia: Rama dhe Berisha kanë ndërruar role, komike situatat që po ndodhin me SPAK

më shumë...

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Minute pas minute

11:07

Trump merr pjesë në bisedimet SHBA–Liban–Izrael në...

10:50

Me 76 vota pro, miratohet projektligji për...

10:48

Alibeaj: Duhen ndryshime kushtetuese, por jo ashtu...

10:46

Petraj: SPAK do të vijojë ndër vite!...

10:33

Kikia: Rama dhe Berisha kanë ndërruar role,...

10:12

Presidenti kroat: S’kemi armiq përveç Serbisë, BE...

9:54

Alibeaj: Shqipëria të krijojë kushte për investimet...

9:49

Kalaja: SPAK ka bërë hapa pas nën...

9:48

Aksident tragjik në Kavajë, humb jetën këmbësori

9:47

Kikia: SPAK nën drejtimin e Brahos është...

9:40

“Shqipëria, vend me korrupsion galopant”, Kaziaj: SPAK...

9:29

Alibeaj: Puna e SPAK e shkëlqyer, profesionistë...

9:25

Aksioni i fundit i SPAK, Petraj: Sekuestrimet...

9:14

Trump: Nuk kam asnjë nxitim për marrëveshjen,...

8:24

“Negociatat me BE-në në ritmin e duhur”,...

8:09

Deputetët e PD bllokojnë foltoren e Kuvendit,...

7:59

Ministri izraelit: Po presim dritën jeshile të...

7:46

Zelensky: Kredia e BE do të na...

7:26

Numri i të vdekurve në Gaza shkon...

7:18

Kriza brenda qeverisë britanike, Starmer nën presion...

Më të klikuarat

  • Vanesa komenton takimin me vëllain në Ferma VIP: E kam puthu...
  • Bashkimi i Uranit me Venusin sjell të papritura në dashuri d...
  • Tiranë/ 28- vjeçarja gjendjet e pajetë në apartamentin me qi...
  • Arjan Ndoja dëshmon në gjyqin për atentatin e Shkozetit: Jam...
  • Rama ndan pamjet nga vizita në Greqi: Ditë e ngrohtë në Athi...
  • Karriera
  • Na kontaktoni
  • Rreth Nesh

Aktualitet

  • Politike
  • Kronike
  • Ekonomi
  • Sociale
  • Kulture
  • Bota

Gossip

  • Gossip
  • Showbiz
  • Lifestyle

Inovacion

  • Shkencë
  • Teknologji

Programacion

  • Emisione
  • Seriale
  • Programi javor
  • LIVE
© Vizion Plus TV Albania 1999 - 2026
Ndalohet riprodhimi i paautorizuar i permbajtjes se kesaj faqeje.