Kryeministri Edi Rama ka dënuar agresionin e disa studentëve që po pengojnë mësimin në universitete.

 

Teksa ka shprehur përbuzje edhe për politikën, Rama shprehet në Twitter se kjo maskaradë nuk do ta devijojë dot rrugën që qeveria ka nisur me studentët.

 

“1/U kërkoj ndjesë e mirëkuptim studentëve e prindërve, që përmes mijëra mesazhesh ankohen për pengimin e dhunshëm të mësimit. Përbuzje për politikën që fshihet pas këtij agresioni të papranueshëm ndaj Universitetit. Kjo maskaradë s’do ta devijojë dot rrugën e nisur me studentët.”

 

Rama ka bërë të ditur gjithashtu se Universitetet kanë kanë dorëzuar në Ministrinë e Arsimit listat e studentëve që do të përfitojnë mbështetjen financiare dhe se Minsitria e Financave ka nisur punën për alokimin e fondeve.

 

“2/Universitetet kanë dorëzuar në Ministrinë e Arsimit të gjitha listat e studentëve që do të përfitojnë mbështetjen tonë financiare, sipas Vendimit të Qeverisë. Ministria e Financave ka nisur sot punën për të realizuar alokimin e fondeve në çdo universitet, student për student”

 

Por krahas këtyre deklarimeve, Rama ka njoftuar në Twitter se ditën e premte do të prezantohet programi i punësimit të studentëve në adminsitratë.

 

“3/Nesër është gati për prezantim publik portali i Programit të ri Kombëtar të Punësimit në administratë të studentëve më të mire. Ky program është një nga risitë e reflektimit mbi protestën, i cili na çoi shumë përtej 8 kërkesave?#QentëLeTëLehin ne do shkojmë së bashku përpara”

 

 

 

 

 

 

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *