Kryeministri Edi Rama deklaroi se Shqipëria do të ketë 1.2 milionë doza më shumë brenda dy muajsh, për të filluar procesin intensiv të vaksinimit masiv në të gjithë vendin.

“Sot ne sjellim në Shqipëri 192 mijë doza, dhe brenda 60 ditësh por me një kalendar më të shpejtë se sa 60 ditë do të kemi 1.2 milion doza plus. Gjë që na mundëson që menjëherë të shtrijmë vaksinimin në gjithë territorin sipas planit, dhe të nisim proces intensiv. Objektivi ynë është që deri në fund të muajit qershor, të kemi vaksinuar gjysëm milion qytetarë. Sidoqoftë kemi vendosur vijën e objektivit tek afati i deri brenda qershorit”, tha Rama.

Kreu i qeverisë theksoi se Shqipëria është e gatshme që të kryejë vaksinimin e të gjitha bluzave të bardha të Kosovës, teksa shtoi se qeveria shqiptare ka siguruar deri më tani 2 640 000 vaksina.

Këto deklarata, Rama I bëri nga Rinasi, teksa priste 192.000 dozat e para të vaksinës “Sinovac”.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *