Rama iu përgjigjet sulmeve të opozitës për Milot-Fier: S’kam fjalë për gjuhën e turpshme

Kryeministri Edi Rama iu është kundërpërgjigjur kritikave dhe sulmeve të vazhdueshme të opozitës për koncesionin e segmentit Milot-Fier.
Në një postim në “Twitter”, kreu i qeverisë shkruan se nuk ka fjalë për gjuhën e përdorur ndaj projektit të ri, pa nisur ende gara ndërkombëtare.
“Nuk kam fjalë për gjuhën e turpshme të atyre që duan të qeverisin Shqipërinë e sulmojnë me fjalët më të ulëta projektin Milot-Fier ende pa nisur mirë gara ndërkombëtare!Këta që fjalën e vjedhje e kanë në majë të gjuhës për çdo punë,si duket vetëm kanë vjedhur kur qeverisnin #TURP”, shkruan Rama.
Sipas Basha, ky segment nuk ka shans që të realizohet dhe se do të mbetet thjesht një projekt imagjinar, duke theksuar se qeveria e ardhshme nuk ka për ta njohur këtë projekt.




