Subscribe

Kryeministri Edi Rama ka zhvilluar homazhe në bulevard në nder të 4 të viktimave të protetës së 21 janarit 2011.

 

Veç luleve dhe shtrëngimeve të duarve nuk pati asnjë deklaratë tjetër.

 

8 vite  më parë Aleks Nika, Ziver Veizi Hekuran Deda dhe Faik Myrtaj u vranë në Bulevardin Dëshmorët e Kombit gjatë proteëts së zhvilluar para Kryeministrisë.

 

Në homazhet e kryera krahas kryeminsitrit morën pjesë edhe familjarë nga radhët e viktimave.

 

Familjarët e viktimave ashtu si çdo vit kanë kërkuar drejtësi.

 

Ata janë shprehur se besojnë se institucionet e reja të drejtësisë do i dënojnë personat përgjegjës së vrasjes së 21 Janarit.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *