E hënë, 5 Tetor 2026 Film TV deri në 06:06 Në vijim ora 06:06: Trazira në Parajsë Reklamo Kontakt Karriera
Vizion Plus
Politikë

Rama flet për marrëveshjen me Erdogan: Do bëjmë investime në Gjirokastër

Përveç marrëveshjes për të ndërtuar spitalin e Fierit, kryeministri Edi Rama tregoi se me qeverinë turke të Rexhep të Tajip Erdogan kanë nënshkruar dhe një marrëveshje tjetër. Bëhet fjalë për një investim të konsiderueshëm në Gjirokastër.

“Me qeverinë turke kemi bërë një marrëveshje për të bërë një investim të konsiderueshëm në një tjetër zonë të Gjirokastrës, me një tjetër grup të konsiderueshëm shtëpisë, për të mos lënë që vlerat arkitektonike të mos degradojnë”, tha Rama.

Gjatë bashkëbisedimit me banorët në Sarandë, kreu i qeverisë theksoi se në qytetin bregdetar po bëhen investime njësoj si kantierin e ndërtimit në Thumanë pas tërmetit të 26 nëntorit./ Vizion Plus

Vazhdo të lexosh

Reklamë