Subscribe

Gjatë vizitës në shtëpinë e familjes së Arjan Salës, kryeministri Edi Rama ka përmendur edhe Bashkim Finon, i cili u nda sot nga jeta.

Kreu i qeverisë tha se Fino kaloi një operacion shumë të vështirë përpara disa kohësh dhe se më pas iu desh që të përballej edhe me COVID.

Gjatë bisedës me familjarët, Rama e quajti Finon një njeri të veçantë dhe shumë të dashur.

“Ishte nje njeri shumë i butë. Sa kishte bërë një operacion dhe ishte i predispozuar që të sëmurej. Sot na ndodhi dhe vdekja e atij shokut tonë, Bashkimit.Ai kaloi një operacion shumë të vështirë përpara ca kohësh dhe ishte trup i predispozuar…dhe COVID-in nuk e kaloi dot. Ishte i veçantë shumë. Shumë i veçantë, shumë njeri i dashur, i butë. Ça t’i bësh. Të gjithë kemi ardhur për të ikur, nuk kemi ardhur për të ndenjur, varet çfarë gjurme lëmë”, tha Rama.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *