Për Partinë Demokratikë hetimet e SPAK-ut për zëvendeskryeministren Belinda Balluku dhe për tenderat në Agjencinë Kombëtare të Shoqërisë Kombëtare të Informacionit treguan se qeveria Rama nuk ka legjitimitetin për të drejtuar vendin. Jorida Tabaku në një intervistë për Vizion Plus thekson se dy dosje e fundit treguan se kryeministri Edi Rama ka ndërtuar një sistem të korruptuar.
“Një sistem i cili duhet rrëzuar sepse sot qeveria me atë që është ekspozuar nuk ka më as legjitimitet, nuk ka më as kartën morale, nuk i ka më as numrat. Sepse ashtu siç e pamë të gjitha këto fonde, të gjitha këto biznese, të gjitha këto që kanë ndodhur kanë qenë në shërbim të marrjes së zgjedhjeve”, tha Tabaku.
Tabaku thekson se dosja e Prokurorisë së Posaçme për tenderat e AKSHI-t është veçanërisht e rëndë.
“Sepse bëhet fjalë për një grup të strukturuar kriminal i cili ka përdorur edhe të dhënat sensitive; të dhënat e biznesit, të dhënat e dosjeve hetimore, të dhënat e gjendjes civile. Përveç faktit që biznese që dalin nga zero marrin tendera publikë, marrin pagesa; 30 milionë euro në 9 muaj nuk besoj që ka biznesmen në Shqipëri që t’i ketë marrë ndonjëherë nga fondet publike, një biznes që hapet në shtator dhe deri në janar ka realizuar 2.5 milionë euro fitime”, tha Tabaku.
Sipas Tabakut taksa e korrupsionit është bërë taksa më e rëndë në qeverisjen socialiste.
“Sot 1/3 e vlerës së tenderave ëshët pagesë që u jepet zyrtarëve, është pagesë që i shkon ish-zëvendëskryeministrit, i shkon zëvendëskryeministrës, që i shkon administratës që i shkon atyre që menaxhojnë paranë publike”, tha deputetja demokrate.
Jorida Tabaku shpjegon se dosjet e SPAK-ut tashmë faktojnë se korrupsioni në Shqipëri ëshët i përhapur kudo dhe nuk janë raste të izoluara as kryetari i bashkisë së Tiranës, as Arben Ahmetaj, as dosja e incenratorëve ato tenderat që lidhen me shëndetësinë dhe Ilir Beqajn.





