Në ditët e fundit të jetës, futbollisti i njohur i plotëson dëshirën e fundit fansit të skuadrës

Një gjest i veçantë nga ylli i Arsenalit, Declan Rice, i ka dhuruar një moment të paharrueshëm një tifozi të përjetshëm të klubit, i cili po përballet me fazën e fundit të betejës së tij me kancerin pankreatik.
Pete, i njohur nga familjarët si Uncle Pete, mori një surprizë emocionuese pasi një apel i publikuar në rrjetet sociale për të realizuar një nga dëshirat e tij të fundit u shpërnda nga mijëra njerëz.
Mes dhuratave që mbërritën ishte një fanellë e Arsenalit e firmosur personalisht nga Declan Rice, futbollisti i preferuar i Pete. Ai mori gjithashtu një fanellë tjetër, të dhuruar nga ZILCH, partneri zyrtar i pagesave i klubit londinez.
Familjarët e Pete nuk i fshehën emocionet për këtë gjest, duke falënderuar të gjithë ata që shpërndanë apelin, komentuan, etiketuan lojtarë dhe ndihmuan për ta bërë këtë dëshirë realitet.
Edhe pse koha nuk mund të kthehet dhe sëmundja nuk mund të zhbëhet përmes një dhurate, kjo surprizë i dhuroi Pete një moment gëzimi që ai dhe familja e tij do ta kujtojnë përgjithmonë.
“Mijëra të panjohur, një tifoz i përjetshëm i Arsenalit dhe një buzëqeshje që vlente gjithçka”, ishte mesazhi prekës që përmblodhi këtë histori.
Një gjest që dëshmon se futbolli nuk është vetëm trofe, gola dhe fitore, por edhe emocione, solidaritet dhe humanizëm.




