Kryeministri Edi Rama dhe kryebashkiaku Erion Veliaj kanë ndarë mëngjesin e sotëm pamjet nga turistët e shumtë që këto ditë shtatori kanë zgjedhur të vizitojnë Tiranën. Grupe turistësh, sportitë, çiklistë, por dhe turistë individualë kanë vendosur që të vijnë në Tiranë për t’u njohur jo vetëm me historinë e qytetit, por dhe me kulinarinë e pasur ballkanase.

 

MIRËMËNGJES

dhe me turistët kuriozë që shijojnë Tiranën këto ditë shtatori, ju uroj një të diel të qetë”- shkruan kryeministri Rama krahas videos, ku duket vrulli i turistëve të huaj në Tiranë.

 

Të njëjtën gjë ka publikuar edhe kryebashkiaku i Tiranës Erion Veliaj.

 

“Herën e parë që isha këtu, kishte rrugë në këtë zonë. Por, tani është kthyer e gjitha në pedonale, që është shumë e këndshme për vizitorët”, tha një i huaj.

 

 

 

 

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *