Subscribe

Mazhoranca duket se nuk do të zhvillojë asnjë debat me deputetët e opozitës në studiot televizive.

 

Vizion Plus ka mësuar se kryeministri Rama ka porositur ministrate dhe deputetët socialistë që të shmangin çdo debat me të ikurit nga Parlamenti.

 

Sipas informacioneve, mësohet se kryeministri është shprehur para socialistëve se të ikurit nga Parlamenti meritojnë përbuzjen pasi sharrjet dhe shpifjet e tyre, sipas kreut të qeverisë, s’kanë nevojë për koment.

 

Opozita vendosi të djegë mandatet me argumentin se qeveria ka blerë votat dhe se ajo ka lidhje me krimin.

 

Vetë kreu demokrat e cilësoi djegien e mandateve si një vendim të kërkuar nga qytetarët ndërsa mazhoranca deklaroi se veprimi I opozitës lidhet me bllokimin e reformës në drejtësi.

 

Në një dalje për mediat kryeministri Rama deklaroi se ai është I hapur për dialog me opozitën ndërsa theksoi se nuk do të ketë zgjedhje të parakohshme siç pretendon kjo e fundit.

 

Ai tha se qeveria është e gatshme që të shpjerë reformat e nisura deri në fund.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *