E diel, 4 Tetor 2026 E-Zone deri në 21:00 Në vijim ora 21:00: Film TV Reklamo Kontakt Karriera
Vizion Plus
Politikë

Rama: Berisha-Meta-Kryemadhi duan të marrin zvarrë Shqipërinë, Basha kukull

Gjatë hapjes së fushatës elektorale të PS, nuk munguan sulmet e kryeministrit Edi Rama për kundërshtarët e tij politikë.

 

Reklamë

Për shefin e qeverisë, Sali Berisha, Ilir Meta dhe Monika Kryemadhi kërkojnë fitoren për të marrë zvarrë Shqipërinë. Kryedemokratin Lulzim Basha ai e quajti kukull.

 

“Si mund t’u jepet atyre një shans tjetër. Mandati i tretë është heqja e çdo mundësia që Meta, Berisha, Kryemadhi të kenë një shans tjetër për të marrë përsëri zvarrë Shqipërinë për hesap të llogarive të tyre, të pushtetit të tyre, të pasurive të tyre dhe të të gjithë privilegjeve të tyre. Edhe Luli nuk ka si e emër një shans sepse Luli nuk është Luli, është Saliu, Iliri, Monika. Luli është një kukull, si ato kukullat që po nuk i tunde, flenë. Kur tunden, hapin sytë. Luli është një kukull e tundur, kur ne e shohim, kur zhduket nga ekrani, është thjesht një kukull që fle.”

Vazhdo të lexosh

Reklamë