Subscribe

Edhe pse numri i pacientëve që kanë humbur jetën në spitalet Covid ka pësuar një rritje ditët e fundit, situata e përgjithshme e Pandemisë në vend po shkon drejt përmirësimit.

Kryetarja e komitetit teknik të ekspertëve Mira Rakacolli, e lidh këtë me uljen e hospitalizimeve dhe rastet e reja me Covid.

Lehtësi për qytetarët që e kanë kaluar Sars Cov -2 në 6 muajt e fundit është se vetëm nëpërmjet një vërtetimi nga mjeku i familjes ata mund të udhëtojnë jashtë.

Rakacolli gjithashtu sqaron edhe nëse do të ketë penalitete për stafin pedagogjik që nuk ka pranuar të vaksinohet apo nuk mund të përballojë financiarisht testet anticovid.

Deri më tani nuk dihet nëse do të vendoset nga komiteti i imunizimit për një një dozë të tretë përforcuese. Nga ana tjetër, konfirmohet se deri në fund të vitit do të vijnë edhe 500 mijë doza të tjera Pfizer.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *