E diel, 4 Tetor 2026 Film TV deri në 22:30 Në vijim ora 22:30: Lajmet e Fundit dhe Moti Reklamo Kontakt Karriera
Vizion Plus
Bota

Ra nga lartësia 6 metra, ky është shqiptari që humbi jetën në Itali

Ky është 53-vjeçari Lulzim Buci, i cili humbi jetën pas aksidentit të rëndë të ndodhur në Itali, në vendin e tij të punës.

Lulzim Buci
Lulzim Buci

Sipas medieve italiane, një 31-vjeçar ka mbetur i plagosur rëndë.

Reklamë

Ndërsa shqiptari Lulzim Buci humbi jetën në vendin e ngjarjes.

Sipas një rikonstruksioni fillestar, ndërsa punëtorët po punonin, struktura e betonit të çatisë u shemb dhe të dy u rrëzuan nga një lartësi prej rreth 6 metrash.

Fatkeqësisht 53-vjeçari humbi jetën në vendin e ngjarjes, ndërsa i riu, origjina e të cilit nuk bëhet me dije, u dërgua në spital në gjendje të rëndë.

Policia italiane po kryen hetime për të zbardhur shkaqet e shembjes së strukturës së betonit./vizionplus.tv

Vazhdo të lexosh

Reklamë