E premte, 9 Tetor 2026 Det i Trazuar deri në 15:00 Në vijim ora 15:00: Lajme Ora 15:00 dhe Moti Reklamo Kontakt Karriera
Vizion Plus
Vendi

Qytetari u vetëflijua para SPAK për problemet me mikrodreditë, Dumani: I keqardhur si prokuror dhe si qytetar

Një ngjarje e rëndë ndodhi disa ditë më parë para Prokurorisë së Posaçme, ku Pal Trashaj u vetëflijua pasi nuk i ishte gjetur zgjidhje problemit të tij me mikrokreditë.

Kreu i SPAK, Altin Dumani ka folur sot me çështjen e mikrokredive gjatë një takimi me gazetarët.

Reklamë

Ai tha se SPAK nuk mund të hetojë çështje personale të qytetarëve, pasi ligji nuk i lejon.

“Ne e kemi një çështje nën hetim, por nuk mund të hetojmë çështje personale të qytetarëve sepse ligji nuk na e lejon, i kemi të përcaktuar kompetencat. Gjej rastin t’i shpreh ngushëllime familjes së qytetarit i cili humbi jetën. Jam i keqardhur si prokuror, por edhe si qytetar, por i kemi të përcaktuara qartë kompetencat”, tha Dumani. /vizionplus.tv

Vazhdo të lexosh

Reklamë