E hënë, 12 Tetor 2026 Mes'dritë Live deri në 12:00 Në vijim ora 12:00: Lajme Ora 12:00 dhe Moti Reklamo Kontakt Karriera
Vizion Plus
Politikë

Qeveria e Kosovës dhe Shqipërisë/ Berisha: Ka dy filozofi, njëra ndihmon qytetarët tjetra i vjedh

Kreu i Partisë Demokratike Sali Berisha ka reaguar për miratimin e paketës ekonomike në Kosovë, pas rritjes së çmimeve.

 

Reklamë

Në një postim në Facebook, Berisha shkruan se kryeministri Edi Rama në situata të vështira për qytetarët, nuk po miraton asnjë paketë ekonomike, por vjedh qindra milionë euro për ti ndarë me klienët e djegsave.

 

Reklamë

Postimi i plotë i Berishës:  

 

Kjo është ndihmë e vërtetë!

 

Kosova për rritjen e çmimeve jep:

 

1-100 euro shtesë në muaj për çdo pensionist!

 

2-100 euro shtesë në muaj për çdo punonjës të ndërmarrjeve publike.

 

3-100 euro shtesë në muaj për studentët

 

4- rritje 100% pra dyfishim i ndihmës ekonomike për familjet në nevojë.

 

5 -50 euro në muaj për nënpunësit e administratës publike.

 

Kurse Edi Rama:

 

Për çmimin më të lartë te naftës dhe ushqimeve në Europë jep:

 

1-Qindra milionë euro që u grabit qytetarëve  me rritjen e çmimeve i ndan me klientelën e tij të djegësave dhe PPP.

 

2- 4000000€  për të kënaqur xhepin dhe syrin në oborrin e zyrave të tij.

 

3- Udhëtime 150-300 mijë euro me avion në dispozicion.

 

4- Rikthen bixhozin dhe bastet për të lumturuar klanin e tij familjar.

 

Dy filozofi:

 

E para, e ndihmës dhe mbështetjes dhe

 

e dyta, e grabitjes dhe vjedhjes së qytetarëve!

Vazhdo të lexosh

Reklamë