E hënë, 5 Tetor 2026 Mes'dritë Live deri në 12:00 Në vijim ora 12:00: Lajme Ora 12:00 dhe Moti Reklamo Kontakt Karriera
Vizion Plus
Kronikë

Qeni zbulon 15 kg drogë, pranga shqiptarit në Greqi

Një shqiptar është vënë në prangat e policisë greke pasi është kapur me një sasi prej 15-kg kanabis që e kishte fshehur në makinën e tij.

 

Reklamë

Mediat greke bëjnë me dije se shqiptari i ndaluar është i moshës rreth 22 vjeç, identiteti i tij nuk bëhet i ditur.

 

Sipas informacioneve droga ishte e fshehur në pjesën e pasme të makinës dhe është gjetur nga qeni i anti-drogës i quajtur Avra.  Droga u kap ne Loridha, Sajadhe Igumenice.

 

Në cilësinë e provës materiale janë sekuestruar 14 pako me 15 kg 500 gram marijuanë.

 

Vazhdo të lexosh

Reklamë