Qendër e re për vizitorët në Parkun e Llogarasë, BE: Gati projekti 40 mln euro

Zbatimi i nje projekti të financuar nga Bashkimi Europian, do ta shndërrojnë Parkun Kombëtar të Llogarasë në një atraksion turistik që shfrytëzohet në të 365 ditët e vitit. MInistri Klosi dhe Ambasadori i BE-se, Soreca ishin te pranishem ne inaugurimin e nje qendre te re për turistët në Parkun Kombëtar të Llogarasë! Inaugurimi i qendres se vizitoreve ne Llogara vjen ne kuader te Dites Nderkombetare te Edukimit Mjedisor, qe eshte pikerisht 26 janari.
Ministri Blendi Klosi
“E bëmë jo pa qëllim inaugurimin e kësaqj qendre, në dimër, pasi do donim të falenderonim punën e palodhur të ambjentalistëve të kësaj zone, që nuk janë vetëm të inkuadruar në zonat zonat e mbrojtura, por janë pjesë edhe të universitetit të vlorës, për të dhënë një ide të qartë se çfarë është potenciali i llogarasë edhe në periudhën e dimrit. Ne po punojmë shumë që në kuadër të plotësimit të masave për 365 ditë turizëm në Shqipëri të promovojmë bukuri të tilla si kjo e Llogarasë.
Reklamë
I pranishëm ne ceremoninë e inaugurimit të kësaj qendre të re ishte edhe ambasadori i delegacionit të Bashkimit Europian në Shqipëri, z. Luigi Soreca, i cili theksoi rëndësinë e promovimit të turizmit, duke mbrojtur mjedisin dhe promovuar biodiversitetin.
Luigi Soreca: Ambasadori i BE
“Mbrojtja e parqeve dhe e këtij parku në veçanti është shumë e rëndësishme dhe këtu dua të falenderoj edhe ata që ruajnë parkun sepse ai duhet mbrojtur nga të gjitha rreziqet e mundshme. Siç e di edhe ministri, viti 2019 është shumë i rëndësishëm për turizëm. Së bashku ne do të lançojmë së shpejti një projekt shumë të rëndësishëm për turizmin, me rreth 40 milion euro, që do të vihet në zbatim nga banka europiane për rindërtim dhe zhvillim dhe synimi i tij është promovimi i turizmit, por i turizmit të qëndrueshëm”.
Ministri Klosi foli edhe për rëndësinë e fushatës që ka nisur në bashkëpunim me ministrinë e Infrastrukturës dhe Energjisë për të skanuar të gjitha lejet e dhëna për HEC-et, që dëmtojnë zonat e mbrojtura.




