Policia e Durrësit ka arrestuar dy adoleshentë të cilët dispononin armë zjarri dhe qëllonin në ajër duke prishur rendin dhe qetësinë.

 

Gjithashtu është proceduar penalisht edhe një 16-vjeçar që dispononte pistoletë sportive.

 

Në kuadër të operacionit policor të koduar “Sukthi”, në kuadër të të cilit u kapën dhe u vunë në pranga shtetasit: K. B., 17 vjeç dhe G. P., 18 vjeç, të dy banues në Katund, Sukth, Durrës, si dhe u procedua penalisht një 16-vjeçar.

 

Gjatë operacionit, forcat policore kanë ndërhyrë me profesionalizëm, pasi njëri prej adoleshentëve, shtetasi K. B. kishte me vete armën e zjarrit kallashikov, me të cilën këta shtetas qëllonin në ajër.

 

Shërbimet e Policisë, gjatë kontrollit të banesave, kanë gjetur dhe sekuestruar edhe një armë sportive pistoletë dhe një shkop metalik.

 

Materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Durrës, për veprime të mëtejshme, për veprat penale “Mbajtja pa leje e armëve luftarake dhe e municionit” dhe “Prishja e rendit dhe e qetësisë publike” në ngarkim të dy shtetasve të arrestuar dhe “Mbajtja pa leje e armëve sportive” në ngarkim të shtetasit të proceduar.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *