E premte, 20 Nëntor 2026 Lajme Ora 15:00 dhe Moti deri në 15:40 Në vijim ora 15:40: Fat i Hidhur Reklamo Kontakt Karriera
Vizion Plus
Bota

Putini u drejtohet ukrainasve: Bashkohuni me ne në anën e duhur të historisë, Perëndimi dëshiron t’ju shkatërrojë dhe t’ju nënshtrojë

Presidenti rus, Vladimir Putin, u ka bërë thirrje ukrainasve që të bashkohen me Rusinë, duke pretenduar se ky është i vetmi drejtim që mund të garantojë një të ardhme më të mirë për të dy popujt.

Në një intervistë Putin deklaroi se rusët dhe ukrainasit duhet të mendojnë për të ardhmen e brezave të rinj dhe të kërkojnë një formë bashkimi.

Ai sqaroi se nuk bëhet domosdoshmërisht fjalë për krijimin e një shteti të vetëm, por për bashkëpunim në një kuptim më të gjerë.

“Ejani në anën tonë. Ejani në anën e duhur të historisë”, deklaroi Putin, duke iu drejtuar drejtpërdrejt qytetarëve ukrainas.

Reklamë

Putin akuzon Perëndimin: Synon dobësimin dhe nënshtrimin e Rusisë

Kreu i Kremlinit akuzoi vendet perëndimore se mbështetjen për Ukrainën nuk e kanë në interes të popullit ukrainas, por e përdorin konfliktin për të dobësuar dhe përçarë Rusinë.

Putin sulmoi gjithashtu udhëheqjen ukrainase, duke e akuzuar për nacionalizëm dhe nxitje të urrejtjes ndaj popujve të tjerë.

Gjatë intervistës, presidenti rus foli edhe për gjendjen ekonomike të Ukrainës pas shpërbërjes së Bashkimit Sovjetik, duke pretenduar se vendi kishte përjetuar deindustrializim dhe rënie demografike shumë përpara nisjes së sulmeve ruse në vitin 2022.

Vazhdo të lexosh

Reklamë

Lini një koment

Me respekt — komentet moderohen nga redaksia.
Nuk publikohet kurrë.