E hënë, 16 Nëntor 2026 Mes'dritë Live deri në 12:00 Në vijim ora 12:00: Lajme Ora 12:00 dhe Moti Reklamo Kontakt Karriera
Vizion Plus
Breaking 1/2 përditësuar 27 minuta më parë
Bota

Putin paralajmëron NATO-n: Nëse lejoni armët me rreze të gjatë veprimi nga Ukraina, jeni në luftë me Rusinë

Presidenti Vladimir Putin ka paralajmëruar se NATO rrezikon të hyjë në luftë me Rusinë nëse Perëndimi  do të  lejojnë Ukrainën të sulmojë territorin e vendit te tij  me raketa me rreze të gjatë veprimi .

“Nëse merret vendimi, do të thotë se vendet e NATO-s, Shtetet e Bashkuara dhe vendet evropiane, përfshihen drejtpërdrejt në luftën në Ukrainë. Kjo, natyrisht, do ta ndryshojë dukshëm vetë thelbin, natyrën e konfliktit. Pra, nuk bëhet fjalë thjesht vetëm për ta lejuar apo jo regjimin ukrainas ta godasë Rusinë me këto armë. Çështja është a  do të merret vendimi për t’i lejuar apo jo vendet e NATO-s të përfshihen drejtpërdrejt në një konflikt ushtarak”, tha Putin.

Kreu i Kremlinit theksoi se Rusia do të detyrohet të marrë vendimet e duhura bazuar në kërcënimet e reja.

Pavarësisht se  deri më tani ndërkombëtarët  nuk e kanë  lejuar publikisht  Ukrainën t’i përdorë këto raketa, sipas mediave, Britania e Madhe mund ti ketë ndezur dritën jeshile Kievit për këtë çështje.

Reklamë

Gazeta britanike The Guardian shkruan se ky vendim besohet të ketë ardhur gjatë diskutimeve me dyer te mbyllura  të presidentit Zelensky  me sekretarin e  jashtem të   Mbreterise së Bashkuar  David Lammy dhe  sekretarin amerikan  të shtetit Blinken , gjate vizitës në Kiev.

Perëndimi është në mëdyshje nëse duhet ta ndërmarrë një hap të tillë pasi e ka akuzuar shpesh here Moskën  për pranimin e raketave balistike nga Irani, veprim ky që është mohuar nga Teherani./vizionplus.tv

Vazhdo të lexosh

Reklamë