Subscribe

Njësia Administrative e Pustecit në Korcë ishte e para nga ku nisi procesi I numerimit të votave për zgjedhjet lokale të 30 qershorit.

Njësia minoritare theu edhe rekordin e pjesmarrjes në votime me 55% apo thene ndryshe 2417 votues në total.

Në  kutite e hapura në Pustec, fitues rezultoi kandidati I aleancës për Shqiperinë Europiane Pal Kolevski kundrejt rivalit të tij Edmond Themelko, kryetari aktual I bashkisë, me 780 vota diferencë.

Konkretisht në njërën kuti Kolevski kishte  254 vota ndërsa Themelko 86, në kutinë tjetër 271 për Kolevskin dhe 127 për Themelkon ndërsa kutine numër 3 Pali Kolevski 340 vota ndërsa Edmond Themelko 241 vota. Ne total ne 6 kutite e para te hapura, diferenca shkoi ne 600 vota avantash per Pal Kolevskin cka beri qe mbeshtetesit e tij dhe te PS te festonin para kohe fitoren.

Pusteci kishte edhe garën më të fortë në juglindje të vendit ndërsa pas 12 vitesh, kjo njësi administrative do të drejtohet nga një përfaqësues I Partisë Socialiste.

Në disa bashki të tjera si Elbasan, Belsh dhe Erseke, Libohove e Tepelene, procesi I numërimit të votave ka nisur pas orës 23:00 ndërsa në të tjerat pas mesnate.

 

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *