Subscribe

Takimin e perjashem me koordinatoret e bashkeqeverisjes kryeministri e nisi me nje urim per 7 marsin.

 

Duke shfytezuar diten e mesuesit shefi i qeverisë u ndal tek ndryshimi që ka pësuar sisitemi arsimor gjatë këtyre viteve ndersa e beri te qarte se punesimi ne kete sektor do të shkëputet një herë e mirë nga ndikimi politik.

 

EDI RAMA

KRYEMINISTER I SHQIPERISE

“Ne sot jemi në ditën e mësuesit dhe më vjen shumë mirë të vë në pah se ka edhe shumë për të bërë për shkollën, për mësuesit. Sot kemi  konsoliduar procesin e rekrutimit të mësuesve sipas meritokracisë. Sot ka përfunduar koha që mësuesit transferoheshin pa të drejtë sa andej, këndej. Ne sot kemi 4 mijë mësues të rinj të rekrutuar në bazë të meritës, të rekrutuar nga pikët e marra në portal. Është një ndryshim i madh i sistemit  të mësuesisë në Shqipëri.Nga ana tjetër nuk është vetëm  rekrutimi, por është ndaluar korrupsioni në modulet e trainimit. Pagat e mësuesve janë rritur me 22 për qind. Tani është çelur edhe një mundësi për studentët për mësuesi, ata trajtohen me bursë, konkretisht ata që janë me nota më të larta.”

 

Kryeministri Rama u takua me qytetaret qe kane arritur te gjejnë zgjidhjen e problemeve te tyre nëpërmjet platformës se bashkëqeverisjes. Ai i dha nje mesazh edhe punonjesve te administrates publike.

 

“Ka ende zona gri dhe të errëta në administratë, ndërsa do të ketë një masë ndëshkimore për ata që fshihen pas njëri tjetrit dhe nuk shërbejnë si duhet dhe nuk e përfaqësojnë ambicien tonë për administratën”

 

Rama ripërsëriti apelin drejtuar qytetareve qe te denoncojne cdo rast abuzimi ne institucionet shteterore.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *