Subscribe

“Punë ka, por s’ka profesionistë”. Kjo shprehje sipas kryeministrit Edi Rama vazhdon të përshkruajë më së miri situatën në vend, me kompani që kërkojnë punonjës nga njëra anë dhe dhjetëra të papunë nga ana tjetër.

 

Gjatë çeljes së Panaritit të Punës dhe Aftësive në Durrës, ku do të ofrohen 1.500 vende të lira nga 63 biznese, Rama bën thirrje për të papunët të aftësohen në profesione për të cilat ka nevojë tregu.

 

EDI RAMA

KRYEMINISTER

 

“Ata që kanë nevojë të punësohen të mos presin punën ta sjellë shteti në shtëpi, mos kërkoni punë shteti dhe kuptoni që nuk vlen një diplomë juridiku nga ato të shumtat që janë shpërndarë pa kriter, për të mundur të gjesh një punë nëse nuk fokusohesh në një profesion.”

 

Sfida e biznesit në vend sot mbetet gjetja e fuqisë punëtore, sipas ministres Delina Ibrahimaj, e cila kërkon nga ata që janë në kërkim të një pune që të njihen me ofertat e tregut.

 

DELINA IBRAHIMAJ

MINISTRE E FINANCAVE DHE EKONOMISE

 

“Pjesëmarrësit në panair kanë kërkesa për profesionistë, për të punësuar në sektorë të ndryshëm, nga turizmi, mobilieria, autoritetet që merren me portet apo sektorët e tjerë që merren me alumin e prodhim. Ka një kërkesë të jashtëzakonshme për profesionistë në shërbime, në IT, në administratë publike. Këto evente sjellin bashkë talentet, punëkërkuesit, agjencitë shtetërore që merren me ndërmjetësimin e punës. Bashkëpunimi me zyrat e punës private që çdo punëkërkues të ketë një irno më të gjerë në kohë reale për ofertën dhe kërkesën e punës. Përmes këtij panairi duam të japim mundësinë për çdo punëkërkues, emigrant të kthyer, të njihet se çfarë ofron tregu i punës.”

 

Tregu sot ka nevojë të madhe për krah pune të kualifikuar dhe për njerëz që jo domosdoshmërisht kanë mbaruar universitetin, por kanë aftësi të caktuara profesionale.

 

TITRA:

“PUNE KA, S’KA PROFESIONISTE”

 

BIZNESI OFRON 1500 VENDE TE LIRA. RAMA: AFTESOHUNI!  

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *