Subscribe

Këto janë pamjet që tregojnë momentet tragjike brenda një marketi në Tiranë, ku pas një konflikti banal mbeti i vrarë me armë zjarri 29-vjeçari Jurgen Duka i njohur edhe me mbiemrin Mëziri.

 

 

 

 

 

Siç duket edhe nga pamjet e kamerave të sigurisë, 29-vjeçari Duka është konfliktuar me autorin e vrasjes brenda marketit për radhën se kush do paguante i pari.

 

Autori ka nxjerrë armën dhe e ka qëlluar me një plumb të riun në kraharor, për pasoje ai gjeti vdekjen në spitalin e Traumës.

 

Pas krimit, të gjithë të pranishmit, mes tyre edhe shoku i ngushtë i viktimës larguar me vrap nga paniku. Autori pas krimit është larguar me një automjet, ndërkohë policia vijon kontrollet për arrestimin e tij.

 

Ngjarja e rëndë ka ndodhur në rrugën ‘Irfan Tomini’ në kryeqytet. Policia ka marrë në pyetje disa persona në lidhje me krimin, ndërsa mësohet se të rinjtë kanë qenë të dehur.

 

 

Viktima Jurgen Duka rezulton me precedent të mëparshëm kriminal.

 

 

Në vitin 2020 dyshohet se ai ishte një nga të arrestuarit së bashku me Elison Hysenbelli në kuadër të operacionit antidrogë mes Italisë dhe Shqipërisë, të koduar ‘Riviera’. Nuk dihet sesi Duka është liruar nga akuzat për trafik ndërkombëtar të drogës.

 

 

Duka ka qenë i dënuar në vitin 2016 me 8 muaj burg për falsifikim monedhash, ndërsa në vitin 2017 është dënuar me 4 muaj burg për veprat penale ‘heqje e paligjshme e lirisë’ dhe ‘përndjekje’.

 

Ai është proceduar gjithashtu edhe për mashtrim dhe mosbindje ndaj urdhrit të policisë.

 

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *