Partia Socialiste pritet të mbajë këtë të shtunë, më 9 prill Kongresin, ku do të miratohet statuti i ri dhe ndryshime të tjera të rëndësishme.

 

Një nga risitë e Statutit është Sekretariati ekzekutiv (Kancelari) në nivel bashkie.

 

– Sekretariatit ekzekutiv (Kancelari) në nivel bashkie, si organ që përzgjidhet nga Sekretariati ekzekutiv i Partisë dhe është përgjegjës për çdo aspekt administrativ të funksionimit të partisë në nivel bashkie; i cili përgjigjet njëkohësisht te Kryetari i partisë në Bashki dhe në Sekretariatin Ekezekutiv në selinë qendrore. Ky funksion i ri do të jetë me kohë të plotë dhe do të përgjigjet për të gjithe anën dokumentare, administrative, kuotizacionin, duke ndjekur dhe raportuar zbatimin e akteve të organeve më të larta të partisë në nivel vendor;

 

Në nenin 12 të Statutit të ri, parashikohet ndryshimi i simbolit, stema dhe flamuri i Partisë Socialiste. Simboli i ri i PS-së paraqet një grusht të mbledhur, i cili mban një trëndafil të kuq, kurse stema është në formë rrethi me ngjyrë të gjelbër.

 

Kujtojmë se një tjetër pikë e Kongresit është edhe ndërprerja e mandatit për kreret aktuale të PS në degët e rretheve, për t’i hapur rrugë zgjedhjeve të reja që do të mbahen në javët e para të majit.

Leave a Reply

Your email address will not be published.