Në të njëjtën ditë, atë të 10 shkurtit, që Partia Demokratike dha votat e saj për zgjatjen e afateve të vetingut, socialistët i thanë po ngritjes së vonuar të dy komisioneve të posaçme, atij të reformës zgjedhore dhe asaj territoriale.

 

Me përcaktimin e bashkëkryetarëve dhe anëtarëve nga PD dhe PS të enjten e seancës parlamentare, dy komisionet bipartizane do të nisin diskutimet. Si për rishikimin e ligjit zgjedhor dhe atij territorial kërkohen ndryshime kushtetuese nga partia e Lulzim Bashës.

 

Për kodin zgjedhor, ndryshimi i Kushtetutës që ndalon koalicionet parazgjedhore, për atë territoriale ndryshimi i hartës së pushtetit vendor, me shtimin e bashkive nga 61 që janë sot, deri në 100.

 

Deri më tani dakordësia mes demokratëve dhe socialistëve është thjesht ngritja e komisioneve. Do të duhet të presim nëse Edi Rama është i gatshëm të pranojë kërkesat e Lulzim Bashës për ndërhyrjet në kushtetutë.

 

Kësaj pyetje nuk iu përgjigj as Taulant Balla, pasi mblodhi grupin parlamentar të socialistëve, duke ia lënë përgjegjësinë e vendimmarrjes komisioneve përkatëse.

 

Ju e dini që demokracia është sistemi ku të përpiqemi të biem dakord, nëse nuk biem dakort, pastaj ju e dini si është zgjedhja.

 

Thirrjes së kryedemokratit Lulzim Basha për arrestimin e zyrtarëve të tjerë të lartë nga SPAK, për çështjen e inceneratorëve, Taulant Balla e komentoi.

 

Këto prangat e Lul Bashës janë një fabul që z. Basha në radhë të parë duhet të mbajë përgjegjësi për të gjitha alleshverishtet dhe pisllëqet që ka bër me Sali Berishën.

 

Po aq kryetarit të opozitës i sugjeroi të mos sillet si ati i tij politik, Sali Berisha, me akuza që i kthehen mbrapsht, siç bëri me “Toyota Yaris”.

 

Seç bën z. Basha me pëllumbat që lëshon herë pas here, të merret me ato që ka bërë vetë.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *