KLEVISA GJIKA

GAZETARE

 

“Rreth 33 mijë maturantë iu nënshtruan këtë të premte provimit të fundit të maturës shtetërore, atij të lëndës me zgjedhje. Ashtu si herët e tjera tezat u fotografuan dhe dolën në rrjete sociale vetëm pak minuta pas fillimit të provimit.”

 

Publikimin e tezës së biologjisë, fizikës, ekonomise, qytetarisë dhe psikologjisë nxënësit e komentojnë si penalizim për më të mirët, ndonëse pohojnë se provimi është zhvilluar nën masa strikte.

 

1-S’besoj se është diçka pozitive, përderisa ne ishim akoma në provim dhe tezat dolën nuk besoj se është diçka pozitive. Mund të kishin dalë 2 apo 3 ditë pas provimit se mund të kishin ardhur dhe ndihma dhe ne penalizoheshim nga zyshat.

 

2-As telefona, as komunikim nuk kishte fare. Ishte e rreptë çdo gjë.

 

3-Kishte administrator sa të duash.

 

4-Kishte kontroll, nuk u lejua komunikimi.

 

Maturantët shprehen se provimi ishte i nivelit mesatar dhe se koha ne dispozicion ishte e mjaftueshme.

 

1-Pyetjet ishin në nivel mesatar. Ishte i bëshëm testi, ishte test i mirë. Ishin gjëra që i kishim punuar më para dhe diheshin.

 

2-Kisha lëndën e ekonomisë, ishte një test pak i vështirë, pak i thjeshtë nuk mund ta ndaj.

 

3-Koha më mjaftoi, por isha e pasigurtë në disa ushtrime, i kam bërë po se di a është përgjia e saktë.

 

4-Mirë ishte, kisha lëndën e qytetarisë dhe psikologjisë dhe mirë shkoi. Përgjithësisht jo se shkoi keq, shkoi mirë.

 

Testi i lëndës me zgjedhje nisi në orën 10:00 dhe u mbyll në orën 12:30 minuta.

 

Ky ishte provimi i fundit i maturës shtetërore, pas atij të gjuhës angleze që u dha me 6 qershor, gjuhës shqipe dhe letërsisë me datë 11 dhe matematikës me 17 qershor.

 

Deri tani, janë shpallur vetëm notat e gjuhës së huaj dhe pritet që të dalin edhe rezultatet e tjera që maturantët të vijojnë më tej me raundin e parë të aplikimit, atë të zgjedhjes së 10 degëve të preferuara në portalin e-Albania.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *