Subscribe

Në universitete ka nisur faza e aplikimit për bursat që përfitojnë kategori të ndryshme studentësh por në fakultetin e Historisë dhe Filologjisë ka paqartësi për degët prioritare.

 

Studentët e Gjuhës Shqipe dhe Letërsisë kanë bojkotuar mësimin. Ata shprehen se po përballen me kushte shtesë sa i takon përfitimit të bursës prioritare.

 

“Në fillim thanë që mesatarja hyrëse do të jetë 7.5, tani thonë që e përfitojnë ata me mesatare më të lartë, do të ketë kuota dhe të ruhet mesatarja 9.5 në vitin e dytë dhe të tretë.”

 

“Ne jemi studentë dhe na duhet bursa por kriteret e tanishme janë të tepërta, na kanë futur në kurth. Pritën sa të mbyllen regjistrimet dhe tani na i bënë të ditura.”

 

“Ka një kontratë që duhet nënshkruar me shtetin, diploma mbahet peng 6 vjet. Nuk jam aspak dakort pastaj ata që kanë mesatare 9.5 dhe lart, përfitojnë bursën e ekselencës dhe automatikisht përjashtohen nga bursa prioritare që parashikon përjashtim nga tarifa e shkollimit dhe një rrogë minimale çdo muaj.”

 

Studentët i referohen këtij njoftimi zyrtar që ka ndarë fakulteti në rrjete sociale. (foto)e ku bëhet e ditur se kuotat do të përcaktohen  nga senati akademik dhe bursat do të përfitohen sipas mesatares më të lartë. Sakaq, studenti përfitues duhet të ruajë mesataren jo më pak se 9.5 përgjatë ciklit të parë dhe të dytë të studimeve, një kusht që u deklarua se do të hiqet, në vendimin e këshillit të ministrave të datës 29 qershor.

 

Një tjetër pikë që kundërshtojnë të rinjtë është fakti se diploma mbahet peng deri në 6 vite në rast mospunësimi. Ata kanë deklaruar se do të marshojnë nesër drejt ministrisë së arsimit, duke kërkuar një sqarim mbi këtë situatë.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *