E premte, 13 Nëntor 2026 Det i Trazuar deri në 21:00 Në vijim ora 21:00: Film TV Reklamo Kontakt Karriera
Vizion Plus
Video · Vendi

Protesta në Austri dhe Kanada/ Qytetarët kundërshtojnë masat kufizuese

Protestat kundër masave për të parandaluar përhapjen e pandemisë së koronavirusit kanë vijuar edhe këtë fundjavë.

Mijëra protestues mbushen rrugët e Vjenës për të shprehur pakënaqësinë e tyre ndaj masave të marra nga qeveria austriake që vendosi vendin në izolim total deri më 18 prill.

Autoritetet u munduan të shpërndanin turmën me argumentin se po shkelnin ligjin qe ndalon grumbullimet, por demonstruesit refuzuan. Protesta u përshkallëzua në përplasje ku dhjetëra demonstrues përfunduan në pranga.

Edhe në Kanada qindra njerëz protestuan kundër kufizimeve anticovid. Me thirrje “fund izolimit” dhe “liri” protestuesit marshuan në rrugët kryesore të Torontos.

Reklamë

 

 

Më shumë video

Reklamë