Skip to content
  • Kreu
  • Kryesoret
  • Aktualitet
    • Politike
    • Kronike
    • Ekonomi
    • Sociale
    • Kulture
    • Vendi
    • Kosova
    • Bota
  • Rajoni
  • Opinion
  • Gossip
    • Lifestyle
    • Showbiz
  • Sport
  • LIVE
  • EMISIONE
  • SERIALE
23 November 2025
Vizion fokus

Tentoi të manipulojë byzylykun elektronik, arrestohet ish-Presidenti i Brazilit

Trump vlerëson Mamdanin: Ai mund të bëjë një punë...

Mirlind Daku rikthehet te goli, i jep fitoren Rubinit

Vendet e G20-ës kërkojnë zgjerimin e Këshillit të Sigurimit...

SHBA shton presionin ndaj Zelenskyt: Nëse nuk e pranon...

EMRI/ Vrau partnerin nga xhelozia, gjykata franceze dënon me...

EMRAT/ Makina del nga rruga në Vlorë dhe përfundon...

“Këmbëarti” Anis Mehmeti prodhon 3 gola për Bristolin

Arbër Hoxha i pakapshëm, shënon dopietë në Kroaci! Kundërshtarët...

Makina shpërthen në flakë në aksin Lushnjë-Rrogozhinë, shpëton shoferi

Protesta kundër Trump në SHBA, qytetarët të zemëruar për tarifat dhe pushimet nga puna

6 Prill 11:54

Dhjetëra mijëra qytetarë dolën me pankarta në duar në Shtetet e Bashkuara duke protestuar kundër kreut të Shtëpisë së Bardhë, Donald Trump, dhe këshilltarit të tij, Elon Musk.

Protestuesit po reagojnë, ndërsa rezistenca e tyre po rritet dalëngadalë. Ata janë të revoltuar në lidhje me politikat e Trump, si vendosja e tarifave, masat e ashpra kundër emigrantëve dhe pushimet masive nga puna.

Vetëm në kryeqytetin amerikan, disa mijëra demonstrues të shtunën u mblodhën pranë Shtëpisë së Bardhë.

Demonstrata të mëdha pati edhe në mjaft qytete të tjera, në Nju Jork, Los Anxhelos, Atlanta, Boston, Detroit dhe Çikago.

Në Uashington, demonstruesit mbanin postera me mbishkrime si “Larg duart nga demokracia” ose “Ndal grushtin e shtetit”, duke kërkuar, ndër të tjera, të mbrohet Kushtetuta dhe të mos preket sistemi social.

Pak ditë më parë, senatori demokrat Cory Booker tërhoqi shumë vëmendje me një fjalim maratonë 25 orësh kundër presidentit Trump në kongres. Së fundmi, ish-presidenti demokrat Barack Obama dhe rivalja e Trump, Kamala Harris, gjithashtu folën në mënyrë kritike pas një periudhe të gjatë heshtjeje.

Protesta të ngjashme për tarifat u zhvilluan edhe në vende të tjera, veçanërisht në Berlin, Paris dhe Londër.

/vizionplus.tv

Posted Under:
Anash Bota Kronike
Tagged:
Protesta SHBA trump

Nga e njëjta kategori

Tentoi të manipulojë byzylykun elektronik, arrestohet ish-Presidenti i Brazilit

më shumë...

Trump vlerëson Mamdanin: Ai mund të bëjë një punë shumë të mirë në Nju Jork

më shumë...

Mirlind Daku rikthehet te goli, i jep fitoren Rubinit

më shumë...

Vendet e G20-ës kërkojnë zgjerimin e Këshillit të Sigurimit të OKB-së

më shumë...

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Më të klikuarat

  • 36-vjeçari nga Librazhdi u jep valium vjehrrit dhe vjehrrës...
  • Ulje temperaturash, reshje shiu dhe dëbore! Parashikimi i mo...
  • EMRAT/ Makina del nga rruga në Vlorë dhe përfundon në kanal...
  • “Të pezullohet vendimi i GJKKO për Ballukun”, zbardhet kërke...
  • U rrëmbye nga ujërat e kanalit, gjendet e mbytur pranë lumit...
  • Karriera
  • Na kontaktoni
  • Rreth Nesh

Aktualitet

  • Politike
  • Kronike
  • Ekonomi
  • Sociale
  • Kulture
  • Bota

Gossip

  • Gossip
  • Showbiz
  • Lifestyle

Inovacion

  • Shkencë
  • Teknologji

Programacion

  • Emisione
  • Seriale
  • Programi javor
  • LIVE
© Vizion Plus TV Albania 1999 - 2025
Ndalohet riprodhimi i paautorizuar i permbajtjes se kesaj faqeje.