E premte, 13 Nëntor 2026 Trashëgimtari Halef deri në 19:00 Në vijim ora 19:00: Lajme Ora 19:00 dhe Moti Reklamo Kontakt Karriera
Vizion Plus
Vendi

Protesta e tetë, opozita asnjë skenar për ecurinë e saj/ Foto

Opozita do të zhvillojë këtë të shtunë protestën e tetë kombëtare ku do të kërkojë largimin e kryeministrit Edi Rama.

 

Të gjithë faktorët ndërkombëtarë në vend kanë bërë thirrje që të evitohen aktet e dhunës dhe palët të ulen urgjent për dialog.

 

Reklamë

Nga ana tjetër edhe vetë dy forcat kryesore të opozitës, PD e LSI, kanë mbajtur qëndrime duke theksuar pak orë para nisjes së protestës se ajo do të jetë paqësore e se do të distancohen nga çdo akt dhune. Ndersa opozita nga ana e vete nuk ka zbuluar asnje te dhene ne lidhje me skenarin qe do te ndjeke ne lidhje me kete proteste.

 

Ashtu si në çdo protest, edhe sot policia ka marrë të gjitha masat në rast se do të ketë konfrontim mes palëve.

 

Policia duke parë protestat e fundit ku dhuna ka qenë prezente ka vendosur që të përforcojë masat. Kështu krahas gardhit metalik, uniformat blu kanë vendosur pranë institucioneve edhe tel me gjemba si dhe kamera me rezolucion të lartë.

 

Krahas Kryeministrisë dhe Parlamentit, policia ka marre masa është për ruajtjen e Ministrisë se Brendshme dhe Komisionit Qendror te Zgjedhjeve, ne rast se do te ketë një devijim te turmës drejt këtyre institucioneve, gjate tubimit.

 

Për protestën e 8 kombëtarë, opozita ka informuar policinë e Tiranës se tubimi do te zgjasë deri ne mesnate.

 

Ndërkohë në fotot e mëposhtme shihen dhe masast e marra nga policia ku mes të cilave nuk mungojnë as autobotët e ujit.

 

 

Vazhdo të lexosh

Reklamë